Një lajm i rëndë ka tronditur kampin e Real Madrid vetëm pak ditë para El Clásicos ndaj FC Barcelona. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Federico Valverde do të mungojë në sfidën e madhe pas një përplasjeje fizike me shokun e skuadrës Aurélien Tchouaméni gjatë stërvitjes.

Raportohet se mesfushori uruguaian është rrëzuar dhe ka goditur kokën në një tavolinë, duke pësuar një dëmtim serioz. Sipas “El Chiringuito” dhe “El Mundo”, Valverde ka humbur përkohësisht kujtesën për disa ngjarje dhe është gjetur nga lojtarët në gjendje gjysmë të pavetëdijshme, ndërsa kishte edhe gjakderdhje në ballë.

Mjekët i kanë rekomanduar pushim total për të paktën një javë, çka e nxjerr jashtë El Clásicos së fundjavës. Situata ka shkaktuar shqetësim të madh te tifozët madrilenë, ndërsa klubi ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për incidentin.