Konflikti në Lindjen e Mesme ka prekur edhe futbollin, duke sjellë pasoja edhe për Shqipërinë.

Mësohet se për shkat të situatës aktuale është vendosur të anulohet miqësorja Shqipëri U-21-Japoni e programuar për t’u zhvilluar në Antalia të Turqisë. Kjo është miqësorja e dytë që anulohet pas asaj me SHBA-të. Takimi do luhej në fund të këtij muaji.

Shkak është bërë pikërisht lufta në Lindjen e mesme dhe sulmet me dronë dhe raketa nga ana e Iranit ndaj vendeve të Gjirit, Qipros dhe deri Turqisë.