Federata Japoneze e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për arsye sigurie, ka vendosur të anulojë udhëtimin drejt Turqisë, duke bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.
Ndeshja deshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, ishte planifikuar për t’u zhvilluar më 27 mars në Antalia, Turqi. FSHF do të informojë në vijim për çdo zhvillim në lidhje me programin e ndeshjeve miqësore të Kombëtares U-21.
