portugaliKa nisur gjysmëfinalja e parë e Euro 2016 ajo mes Portugalisë dhe Uellsit, ku e gjithë vëmendja do të jetë të yjet e këtyre skuadrave, Cristiano Ronaldo nga njëra anë dhe Gareth Bale nga ana tjetër.


I pari kërkon të largojë të gjitha dyshimet e ngritura rreth tij dhe skuadrës luzitane, ndërsa Bale dëshiron të vazhdojë ëndrrën e tij dhe të gjithë Uellsit.


Parashikimet për këtë ndeshje nuk duken shumë të sigurta. Dyshimet e Portugalisë të reflektuara te ankthi i Ronaldos për të shënuar, kanë rritur iluzionin e Bale që përpara pak javësh mendohej se do të ishte me pushime në këtë pikë të aktivitetit.


6 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)