“Po largohem, sepse jam i lodhur. Nuk kam pengje”


“Sot rregullat i vendos unë”. Kështu e ka nisur konferencën e shtypit Luis Enrique, ku ka njoftuar largimin e tij nga bankina e Romës. E më pas vijon :


“Po largohem sepse jam i lodhur, kam dhënë maksimumin edhe kur nuk kam pasur forca. Mendoj se nuk mund ti rekuperojë forcat në verë, e nëse nuk e bëj dot këtë, si mund të bind një grup që të grup që të punojnë bashkë. Nuk do të punoj vitin e ardhshëm. Kjo ka qenë një aventurë e bukur dhe e vështirë. Kam harxhuar të gjitha energjitë e mia, duke u përpjekur të jap një rezultat të mirë. Sigurisht që puna ime duhet të vlerësohet nga rezultatet. Fillimisht luftuam për vendin e tretë, nuk ja arritëm, e megjithatë nuk mendoj se ka qenë një sezon shumë i keq. Nuk kam pengje, kërkoj falje nëse ndonjëherë kam gabuar, por mendoj se në Itali mund të luhet futboll i bukur”, ka thënë Enrique duke mos i kursyer kritikat për shtypin.


“Dy ditë më parë kam bërë një mbledhje me djemtë e skuadrës, me të gjithë ata që përbëjnë Romën, për tu shprehur se çfarë ndjeja. U kam folur në spanjisht, sepse doja t’ju flisja me zemër. Gjithçka që ka dal në shtyp, gjithçka që është thënë, ka qenë një gënjeshtër. E pas dy ditësh, ende flitet për ato gënjeshtra. Më bezdis fakti jo për veten, sepse unë po largohem, por për tjetrin që do vijë, e që nuk duhet të vuajë njëlloj si unë”, ka thënë tekniku spanjoll.


12 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)