Barazimi 1–1 i Egjiptit përballë Belgjikës në Botëror është komentuar gjerësisht si një nga rezultatet më surprizuese të turneut, duke konfirmuar formën e mirë të skuadrës afrikane përballë një prej kombëtareve më të forta në Europë.
Ndërsa ndeshja në fushë u karakterizua nga një Egjipt i organizuar dhe një Belgjikë e detyruar të luftojë deri në fund për të shmangur humbjen, vëmendje ka tërhequr edhe një moment i ndodhur para fillimit të takimit.
Sipas pamjeve të publikuara, lojtarët dhe stafi i Egjiptit, me në krye Mohamed Salah, janë parë të bashkuar në dhomat e zhveshjes në një moment përqendrimi dhe uniteti para ndeshjes.
Skuadra shfaqet e mbledhur në rreth, duke krijuar një atmosferë të fortë motivimi para se të zbriste në fushë për përballjen me Belgjikën.
Belgjika, pavarësisht përpjekjeve dhe intensitetit në lojë, arriti të sigurojë vetëm një pikë në një ndeshje ku Egjipti u shfaq shumë konkurrues dhe i organizuar në të gjitha repartet.
Pamjet nga dhomat e zhveshjes janë bërë virale në rrjetet sociale, duke u komentuar si një moment që pasqyron bashkimin dhe shpirtin ekipor të skuadrës egjiptiane përpara një sfide të madhe.
