Vetëm Livakovic i Kroacisë mund të krahasohet me të. Po flasim për Jasin Bono, portierin e Marokut, i cili është kthyer në një përbindësh të vërtetë kur vjen puna tek penalltitë. Gjatë lojës, apo në serinë pas kohës shtesë, për të nuk ka asnjë ndryshim dhe veterani 35-vjeçar ka një statistikë të jashtëzakonshme.
Ai ka pësuar vetëm dy gola në 9 njëmbëdhjetëmetërsha që ka pasur kundër në dy kupat e fundit të botës, ndërsa në 2018 në Rusi ai ishte në kombëtare, por nuk luajti asnjë minutë. Historia nisi me serinë e 11-metërshave ndaj Spanjës në raundin e dytë të Botërorit 2022 në Katar, kur ai ndali tre gjuajtje, madje që të treja që u gjuajtën nga Sarabia, Soler dhe Buskets.
Në këtë Botëror në Amerikën e Veriut, Bono e nisi me serinë e penalltive ndaj Holandës në raundin e dytë, pasi 120 minutat e lojës përfunduan 1-1. Pasi “tulipanët” goditën dy shtylla, po ashtu si marokenët, numri 1 I kampionëve të Afrikës ndaloi gjuajtjen e holandezit Samërvil.
Momenti I fundit I madh ishte në sfidën ndaj Francës në çerekfinale, edhe pse nënkampionët e botës u kualifikuan me fitoren 2-0. Vetë Bono e bëri detyrën duke i pritur penalltinë atij që cilësohet si lojtari më I mirë në botë sot, Kilian Mbape. Nga 9 penallti që ka pasur përballë në kupat e botës, katër i ka pritur, tre kanë përfunduar jashtë dhe vetëm dy i ka pësuar gola.
