Bota e futbollit vijon të jetë në zi pas humbjes tragjike të sulmuesit portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, në një aksident fatal në Spanjë.

Së fundmi, policia spanjolle ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes. Sipas tyre, makina luksoze Lamborghini në të cilën po udhëtonin vëllezërit doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë një manovre tejkalimi.

“Informacioni që e kemi është se makina, një Lamborghini, doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë tejkalimit. Pastaj gjithçka mbaroi. Aksidenti ndodhi në komunën e Cernadilla në Zamora rreth orës 00:30 sipas orës lokale. Dy persona vdiqën”- shkruhej  në njoftim.

Ky njoftim konfirmon detajet e para që qarkulluan në media dhe sqaron shkakun kryesor të aksidentit, duke vënë në pah tragjedinë që ka tronditur jo vetëm komunitetin sportiv, por edhe opinionin publik ndërkombëtar.