Të gjendesh në disavantazh pas 45 minutave të para në një gjysmëfinale të kampionatit botëror do të thotë thuajse eliminim i sigurt. Historia e këtij kompeticioni tregon se përmbysjet e rezultatit në këtë fazë kritike janë jashtëzakonisht të rralla.

Në fakt, sipas statistikave zyrtare, vetëm dy herë në të gjithë historinë e kampionateve botërore ka ndodhur që një skuadër të kalojë në finale pasi e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh:

  • Argjentina kundër Italisë (1990):Kombëtarja argjentinase u gjend në disavantazh në 45 minutat e para ndaj të zotëve të shtëpisë, Italisë (gol i Salvatore Schillaci), por arriti të barazojë me Diego Maradonën në fushë dhe kaloi në finale pas gjuajtjes së penalltive.https://f058c609d369fe5eada194b887251bce.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html
  • Kroacia kundër Anglisë (2018): Kroatët u ndëshkuan herët nga Anglia në pjesën e parë, por arritën të gjenin forcën për të barazuar dhe, më pas, për të shënuar golin e fitores në kohën shtesë me anë të Mario Mandžukić.

Një statistikë e tillë tregon qartë thelbin e gjysmëfinaleve të një kampionati botëror: kush gabon i pari në 45 minutat e para, e ka pothuajse të pamundur të mbijetojë!

Top Channel