Kampionati i 20 u fitua nga Manchester United në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë kjo skuadër nuk ka fituar më, pavarësisht shpenzimeve faraonike.
Në 5 vitet e fundit “Djajtë” kanë shpenzuar 774 milionë stërlina, por asnjëherë nuk e fituan dot Champions League.
Pas largimit të Sër Alex Ferguson në pankinën e Manchester United u ulën David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho dhe nga ajo kohë janë afruar 23 lojtarë për shifrën rekord të 774 milionë stërlinave.
Vlen të përmendet se në kohën e Ferguson u morën në total 99 lojtarë, për një shifër prej 546 milionë stërlinash dhe u fituan shumë trofe, ndonëse duhet pranuar se në kohën e skocezit, në merkato nuk operohej me shifrat aktuale.
Kujtojmë që gjatë këtyre 5 sezoneve, “djajtë e kuq” kanë fituar vetëm 4 trofe, përfshi një Europa League dhe nga një herë çdo njërën prej kupave të Anglisë.
25 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)