Franca ka arritur një fitore bindëse me rezultatin 3-0 përballë Suedisë në New Jersey, në sfidën e vlefshme për 1/16-at e Botërorit.

Takimi i luajtur në “MetLife Stadium” nisi me ritëm të lartë nga “Gjelat”, të cilët provuan disa herë, por sfida u zhbllokua vetëm në fundin e pjesës së parë nga Kylian Mbappe.

Pjesa e dytë nisi si e para, ndërsa Barcola shënoi edhe të dytin në minutën e 53’.

Mbappe nuk u ndal, i cili në të 74’, shënoi golin e tretë për “Gjelat dhe të dytin personal.

Me këtë fitore, Franca kalon në 1/8-at e Botërorit, aty ku do të ndeshet me Paraguain, ndërsa Suedia e mbyll këtu aventurën e saj në Kupën e Botës.