Guvernatori i rajonit të Lombardisë ka konfirmuar se sportistëve u ofrohen prezervativë falas.

Lojërat Olimpike Dimërore kanë nisur zyrtarisht në Itali dhe kjo do të thotë tre gjëra: sport, medalje dhe… seks i sigurt?

Jemi vetëm pak ditë nga fillimi i garave, por duket se marrëdhëniet dhe romancat po marrin vëmendje po aq sa edhe garat sportive. Deri tani, sportistja e Team USA, Breezy Johnson, është fejuar në bazën e pistës së skive super-G në Cortina d’Ampezzo, ndërsa sportisti norvegjez Sturla Holm Lægreid pranoi drejtpërdrejt në transmetim se kishte tradhtuar të dashurën para fillimit të lojërave.

Ndërkohë, raportohet se u deshën vetëm tre ditë që lojërat olimpike të mbeteshin plotësisht pa prezervativë falas, duke detyruar organizatorët të përpiqen të sigurojnë furnizime të reja për sportistët.

Lajmi është publikuar nga gazeta italiane La Stampa, e cila citon një sportist anonim që ka thënë: “Furnizimet u mbaruan vetëm në tre ditë. Na premtuan se do të vijnë të tjera, por kush e di kur.”

Rreth 1,500 prej garuesve janë meshkuj, që do të thotë rreth gjashtë prezervativë për secilin, të cilët janë përdorur brenda vetëm tre ditësh. Kjo pa marrë parasysh sportistët që nuk përfshihen në marrëdhënie gjatë lojërave për shkak të statusit të tyre apo faktorëve të tjerë.