Sulmuesi i Manchester Cityt, Phil Phoden është një nga të preferuarit e trajnerit Guardiola. Në këto kushte, sipas Daily Star, klubi po mendon që t’i zgjasë akoma më shumë kontratën që skadon në vitin 2024. Sipas asaj që shkruhet, futbollisti do përfitojë 12.2 milionë euro në sezon.
Nëse paga e tij shkon vërtetë në ato shifra, i bie që gjithccka do barazohej me pagën që do marrë sulmuesi i ri i “Qytetarëve”, Erling Haaland. Një lloj vlerësimi ky që padyshim bën Phoden një “mbret” të ri në qytetin e Manchesterit.
22 vjeçari anglez është produkt bio i Citizens. Ai ka dalë nga të rinjtë e këtij ekipi.
