Përjashtimi i Abqarit me karton të kuq në ndeshjen Atlético-Getafe ka ngjallur shumë diskutime. Qendërmbrojtësi maroken ka ofruar shpjegimin e tij pas incidentit kontrovers  me Sorloth që i dha atij një karton të kuq direkt në Metropolitano.

Lojtari ka mbrojtur pafajësinë e tij dhe ka këmbëngulur se gjesti ishte i paqëllimshëm.

Ishte minuta e 55-të e ndeshjes kur gjyqtari Ortiz Arias u thirr për të shqyrtuar një episode në VAR nga Pulido Santana.

Pas disa minutash vonesë, imazhet zbuluan një incident midis Abqar dhe Sorloth në të cilin lojtari i Getafes i shtrëngoi organet gjenitale sulmuesit norvegjez.

Sorloth reagoi duke i kapur krahun mbrojtësit dhe duke e hedhur me dhunë në tokë. Incidenti rezultoi në një karton të kuq për Abqar dhe një karton të verdhë për Sorloth.