Uzbekistani u mposht 3-1 nga Kolumbia, duke i treguar trajnerit Fabio Cannavaro se rrugëtimi në botëror do të jetë i vështirë.
Megjithatë një episod i pazakontë tërhoqi vëmendjen në minutën e 34, kur mbrojtësi i Manchester City, Abdukodir Khusanov, ndërhyri ashpër ndaj Luis Diaz.
Megjithatë pas përplasjes fizike me sulmuesin e Bayern Munich, vrulli që mbrojtësi uzbek kishte bëri që të merrte përpara dhde një kameraman të vijës anësore, duke e rrëzuar në tokë.
Loja u ndërpre për pak çaste duke bërë që stafi mjekësor të hynte në fushë dhe t`i jepte ndihmën e parë kameramanit, i cili u desh të transportohej në spital për një dëmtim në këmbë.
Lojtari i Manchester City i qëndroi pranë kameramanit për t`u siguruar se gjendja e tij ishte ok.
Alguém sabe se o camera esta bem ?#UZBxCOL pic.twitter.com/UXIhwHG0EP
— Café de Toga (@CafedeToga) June 18, 2026
