Shqipëria do të ndeshet me Letoninë në Tiranë, në kuadër të Kualifikueseve të Botërorit 2026, të martën e 9 shtatorit.
Në një konferencë për mediat, tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, tha se Shqipëria nuk është në nieviln e Spanjës dhe nukl mund të fitojë me rezultat të thellë. Megjithatë, ai e pranoi se priste rezultate më të mira në ndeshjet e fundit.
“Sigurisht që do herë një ndeshje kyçe, por po flasim për dy situata të ndryshme. Dy ditë më parë ne pamë ndeshjen e Letonisë me Serbinë dhe ndeshja ishte aty-aty. Rezultatet të tipit 6-0 si Spanja mbrëmë ndodhin rrallë herë. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel. Sa i përket Letonisë, është një ekip fizik dhe i organizuar. Janë gjithmonë aty për të luftuar për topin e tyre. I kemi analizuar ndeshjet e tyre të fundit. Sa i përket Gjibraltarit, ishte atmosferë ndryshe. Medon Berisha për shembull kishte 6 muaj me ne, por ishte hera e parë që startonte me Kombëtaren. T’i kërkosh lojtarëve të rinj të fitojnë 6-0 është e vështirë, por që e vërtet, prisja më shumë.
E kam thënë 10 ditë më parë, nuk e kam vendosur 11-shen e parë, por që do ndryshojmë në dy pika. Si në aspektin defensivë, ashtu dhe në atë ofensiv. Kemi sot stërvitjen e fundit dhe formacionin do ta vendos nesër. Edhe disa pyetje që iu bënë disa pyetje Gjimshitit, nëse është moment i mirë apo jo, është gjithmonë moment i mirë kur i ke vetë gjërat në dorë.
Siç e thashë më përpara, është një moment i mirë i Kombëtares. Në futboll luan 11 kundër 11. Ekziston çdo rezultat. Futbolli është i tillë. Kur ke rezultat të mirë, gjërat ndryshojnë. Më shumë sesa për të shqetësohen për lojtarët që nuk janë në listat e ekipeve të tyre për Europën, shqetësohem për lojtarët që kanë ndryshuar skuadrën. Nuk jemi në atë nivel që të zgjedhim lojtarët që kanë më shumë minuta. Kam zgjedhur lojtarë që kanë pasur zero minuta.”– tha trajneri.