Duhet të ishte një ndeshje e lehtë në letër, por Milani ka përjetuar ndeshjen me të tmerrshme ndaj Rio Aves, ekipit modest të Portugalisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin për në Europa League.


Loja e rregull përfundoi në rezultatin 1-1.  Sealemarkes shënoi për Milanin në minutën e 51-të, por Geraldes barazoi 75-ten, duke bërë që fati i ndeshjes të vendoset në kohën shtesë. Me nisjen e kohës ekstra, Rio Ave e gjen menjëherë golin, falë Gelson në minutën e 91-të.


Kur dukej se Milani po eliminohej, ndodh mrekullia nga një gabim fatal i Borekoviç që e prek topin me dorë në zonën e rreptësisë dhe arbitri jep menjëherë penallti për kuqezinjtë që çlirohen nga ankthi i eliminimit të turpshëm.


Turku Calanoglu barazon 2 me 2 dhe gjithçka vendoset nga fati, pra nga pika e bardhë e penalltisë.  Janë dashur jo pak por 12 penallti që të përcaktohet finalisti. Fati i buzëqeshi Milanit, edhe pse portugezët e Rio Aves patën mundësi të kualifikoheshin, por ishin të pafat. Shtatë penallti u humbën, respektivisht 4 nga portugezët dhe 3 nga italianët.


Vendimtar ishte Donaruma që priti më në fund një penallti dhe ndonëse se më parë humbi vetë nga pika e bardhë, ashtu si edhe portieri i Rio Aves. Lojtarët u detyruan të gjuanin për të dytën herë penalltitë, pasi mbaroi lista e gjuajtësve.