Sulmuesi kosovar Meriton Korenica ka gjetur golin në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Konferencës me fanellën e CFR Clujit.

Skuadra rumune po avancon me rezultat të dyfishtë ndaj ekipit armen Alashkert, ndërsa golin e dytë e realizoi pikërisht ylli i Kosovës.

Korenica përfitoi nga një aksion i bukur ofensiv, ku pas tentimit të Drazic për të shënuar me parabolë, topi mbeti në zonë dhe sulmuesi kosovar u gjend në vendin e duhur për ta dërguar në rrjetë portën e zbrazët në minutën e 45-të.

Ky është një tjetër moment pozitiv për Korenicën, i cili po luan një rol të rëndësishëm në repartin ofensiv të CFR Clujit.