Lajmi bëhet i ditur nga Federata Gjermane e Futbollit. “Kancelaria, fatsjellëse”


Kancelaria gjermane, Angela Merkel, do të shkojë të premten në Danzica, për të parën ndeshje Gjermani-Greqi. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Federatës Gjermane të Futbollit, Harald Stenger.


“Kancelaria do të shikojë ndeshjen dhe ne jemi të lumtur që ajo ka gjetur kohë për të ardhur, për ne ajo është si “talisman”. Përpara dy vitesh ishte në tribunë kur ne fituam Botërorin, kur luajtëm kundër Argjentinës dhe në Berlin kur u kualifikuam ndaj Turqisë”, ka thënë Stenger.


20 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)