Frymëzimi
Pas fitores 3-0 të Argjentinës përballë Uruguait, ylli i futbollit botëror, Leo Mesi shënoi dopietë. Ndërsa për mediat goleadori i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës ka shprehur se frymëzohet nga Andrea Prilo. Italianit kjo gjë i ka bërë përshtypje, teksa e ka pritur me shumë kënaqësi që një lojtar i nivelit të lartë të shprehë pa problem se nga kush frymëzohet. Mbrojtësi i Juves, Pirlo, pasi ka dëgjuar fjalët e Mesit ka deklaruar: “Mesi ka thënë se kur gjuan goditje dënimi frymëzohet nga unë? Më bëhet qejfi! Kjo është diçka që më bën të ndihem mirë, pasi Mesi është lojtari më i mirë i viteve të fundit dhe kjo më bën të mos e fsheh kënaqësinë time për deklaratën e argjentinasit”, ka thënë Prilo.