Argjentinasi


Eksperti i financave në futbollit, Rob Uilson, pedagog në Universitetin e Shefildit, ka deklaruar për “BBC” se vetëm dy klube janë në gjendje të blejnë Lionel Mesin pa thyer rregullat e Fair Play Financiar (FPF) të vendosur nga UEFA. “Me të ardhurat që gjenerojnë dhe rezervat që kanë në llogaritë bankare, vetëm Mançester Junajtid dhe Real Madrid mund ta blejnë atë nga Barcelona. Duke pasur parasysh kostot e rrogës së tij, edhe ata do ta kishin të vështirë të mbeteshin brenda limiteve të shpenzimeve të caktuara nga FPF. Barcelona do të kërkonte pagesën e menjëhershme të plotë të shumës, siç bëri Mançester Junajtid me Kristiano Ronaldon. Vetëm ndarja e saj në këste mund të lejonte edhe klube të tjera të hynin në garë”.