Lewandowski është shpallur më i miri i vitit 2021, duke lënë pas Messin dhe Salah.

Në ceremoninë e çmimeve THE BEST, Erik Lamela fitoi çmimin “Puskas” për golin më të bukur. Lojtari i Tottenham e mori këtë çmim për golin me finte kundër Arsenalit.

Gardiani i Chelsea Eduard Mendy është shpallur “Portieri i Vitit”.mundi në këtë garë Donnarumman dhe Neuer.

Sezonin e kaluar ai fitoi Champions-in me Chelsea. Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel është shpallur “Trajneri i Vitit”. Gjermani mundi në këtë garë Roberto Mancinin dhe Pep Guardiolan.

Ndërkohë, është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit, ku binin në sy katër sulmues, si rrallëherë. Ronaldo, Haaland, Messi dhe Lewandowski kanë “prishur” skemën, por e pamundur t’i ndaje.

Stafi i Danimarkës mori çmimin “Fair Play”, për shkak se vepruan në kohën e duhur duke i shpëtuar jetën mesfushorit Christian Eriksen.