Një episod i diskutueshëm në finalen e Kupës së Botës ka vendosur përballë Lionel Messin dhe Marc Cucurellan, duke shkaktuar debate edhe mes komentatorëve.
Kapiteni i Argjentinës protestoi te gjyqtari pas kartonit të kuq të marrë nga Enzo Fernandez, duke kërkuar që edhe mbrojtësi i Spanjës të ndëshkohej për një gjest ndaj lojtarëve argjentinas. Sipas komentatorit të talkSPORT, Jim Proudfoot, Messi u ankua se Cucurella kishte shkuar pranë njërit prej futbollistëve të Argjentinës duke i mbuluar gojën gjatë komunikimit, një veprim që sipas yllit argjentinas duhej të konsiderohej si sjellje konfrontuese dhe të ndëshkohej me karton të kuq.
“Messi po i thoshte gjyqtarit se sipas ligjit të ri kjo duhet të konsiderohej si një mënyrë konfrontuese dhe një shkelje për karton të kuq. Por asgjë nuk ndodhi”, deklaroi Proudfoot.

Megjithatë, reagimi i Messit nuk kaloi pa kritika. Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, e cilësoi episodin si një moment zhgënjyes për t’u parë. “Ishte zhgënjyese dhe e trishtueshme për t’u parë nga një lojtar si Messi”, tha Rooney gjatë analizës televizive.
Edhe ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, nuk e fshehu pakënaqësinë: “Nuk më pëlqeu fare kjo”. Një tjetër episod që shton polemikat rreth finales së Botërorit, ku përtej emocioneve të lojës, edhe sjellja e yjeve më të mëdhenj mbetet gjithmonë nën lupën e opinionit publik.
