Serbia pret Shqipërinë në orën 20.45, në stadiumin e Leskovacit. Edhe pse nuk do dëshironin diçka të tillë, mirëseardhja për kuqezinjtë është e shkruar në shqip.  “Mirë se erdhët”-, shkruhet aty.

Edhe pse fillimisht ishte parashikuar që ndeshja të mbahet në Beograd, u vendos që të zhvendos në Leskovac, stadium i cili do ketë 5000 tifozë. Ndeshja vlen për kualifikueset e botërorit.