Kyriakos Mitsotakis nuk e ka fshehur dashurinë e tij për tenisin dhe nuk mund të mos ndiqte një ndeshje në turneun ATP250 në Athinë.

Kryeministri grek zgjodhi të shihte gjysmëfinalen midis Novak Djokovic dhe gjermanit Yannick Hanfmann.
Me të në tribunat e Telekom Center Athens është presidenti i Federatës Greke të Tenisit, Thodoros Glavas. Kyriakos Mitsotakis ishte takuar disa muaj më parë me Novak Djokoviç, kur serbi kishte shprehur dëshirën për t’u zhvendosur përgjithmonë në Greqi, dhe madje kishin vizituar së bashku edhe Tinosin.


Përfundimisht, Nole u vendos përgjithmonë në Greqi dhe solli turneun ATP që familja e tij “drejton” nga Serbia.