Manchester United ka një problem të madh me sa duket me minjt, të cili u bën sërish të dukshëm gjatë fitores së tyre ndaj Southampton të enjten. Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregonin një mi duke vrapuar rreth fushës së Old Trafford.

Djajtë e Kuq të Anglisë po luftojnë me këtë problem që nga dhjetori, kur Mail Sport zbuloi se klubit i ishte dhënë një vlerësim i ulët i higjienës me dy yje pasi u gjetën jashtëqitje gjatë një vizite nga inspektorët shëndetësorë.

Zyrtarët e klubit po punojnë në mënyrë aktive me partnerët e kontrollit dhe këshillin lokal, duke zbatuar një sërë masash për të trajtuar problemin. Inspektorët thuhet se gjetën gjurmë të aktivitetit të minjve në suitat e korporatave në katin e parë dhe në një kioskë që u shiste ushqim fansave.

Por një incident i ri ka shkaktuar shqetësim pasi një spektator në Old Trafford regjistroi pamjet e një miu që dyshohet se vraponte në fushë gjatë ndeshjes. Videoja tregon një kafshë të vogël duke kërcyer dhe vrapuar drejt zonës, me shikuesit e tronditur duke parë.

Në rrjetet sociale, përdoruesit shprehën pakënaqësi të dukshme. Një komentues shkroi: “A lejon Premier League të ndodhin gjëra të tilla? A nuk është e paligjshme, veçanërisht nëse ata shesin ushqime në lokale?’ Një tjetër komentues sulmoi drejtuesit e United, duke shkruar: “Ky klub është bërë për të qeshur, minjtë në tribuna dhe në fushë, minjtë në menaxhim”.

Old Trafford, për shkak të vendndodhjes së tij pranë një kanali dhe linjash hekurudhore, ka pasur probleme të përhershme me minjtë. Problemi përkeqësohet nga temperaturat e ftohta të dimrit, të cilat bëjnë që brejtësit të kërkojnë vende më të ngrohta dhe të mbrojtura. Përveç kësaj, çdo ndeshje në shtëpi me 74,000 tifozë lë pas sasi të mëdha mbeturinash.

Specialistët e kontrollit të higjenës tani vizitojnë Old Trafford katër deri në pesë herë në javë. United po konsideron prishjen e stadiumit ikonik për të ndërtuar një stadium modern ose rinovimin e objekteve ekzistuese, megjithëse pronari më i ri një pakice aksionesh, Sir Jim Radcliffe preferon një terren të ri.

Një zëdhënës i klubit tha në dhjetor: “Manchester United operon një sistem të fuqishëm të kontrollit të këtyre brejtësve në Old Trafford. Në të gjitha zonat e hotelierisë kryhen kontrolle javore dhe merren masa të rrepta për sigurimin e niveleve të larta të higjienës dhe pastërtisë kur ruhet, përgatitet dhe shërbehet ushqimi. Nëse ndodhin incidente të tilla, merren masa të menjëhershme dhe të duhura”.