Debutimi i 16-vjeçarit shqiptar me Red Bull Nju Jork si titullar në javën e parë të MLS i ka lënë të gjithë më gojën hapur. Djaloshi luajti 76 minuta duke qenë thuajse i pagabueshëm në mesfushë, teksa dha edhe një asist në fitoren 2-1 të ekipit të tij. Ndaj nuk është rastësi që MLS e ka përzgjedhur atë në artikullin për debutuesit e javës.

“Duke rrezikuar mbivlerësimin e performancës, Mehmeti ishte fantastik teksa Red Bull Nju Jork fitoi me meritë 2-1 ndaj Orlando Siti. Mesfushori 16-vjeçar i dalë nga akademia dhe pjesë e ekipit përfaqësuese të moshave të SHBA, duke debutuar me ekipin e parë, vështirë të ketë gabuar një hap në provën e tij të parë që zgjati 76 minuta. Ai u fut në manovër kur ishte e nevojshme, luajti pasime që thyenin vijën dhe madje asistoi për golin e dytë të Julian Hall (ishin dy nga tre titullarët e moshës 17 vjeç e poshtë).

Flet vetë fakti që trajneri Majkëll Bredlei, një mesfushor legjendar i SHBA, i besoi këtij të riu të luante një rol kaq të rëndësishëm. Dhe mos harroni: Bredlei e stërviti Mehmetin në ekipin RBNY II që fitoi titullin MLS NEXT Pro 2025, kështu që ka një familjaritet me të”, shkrihej në artikullin në fjalë, [or jo vetëm kaq, pasi Mehmeti u zgjidh dhe në formacionin ideal të javës së parë të MLS-së.

Futbollisti shqiptar ka qenë pjesë e grumbullimeve të Shqipërisë U15 në vitin 2023, por më pas vendosi të përfaqësonte SHBA në arenën ndërkombëtare, megjithatë, emri i tij mbetet në fokusin e FSHF që po tenton ta kthejë atë përsëri pjesë të ekipeve tona kombëtare.