Momente paniku janë regjistruar gjatë ndeshjes Partizani–Elbasani, kur lojtari i Partizanit, Sembene, humbi ndjenjat në fushë, duke shkaktuar shqetësim mes lojtarëve dhe tifozëve.

Menjëherë ka ndërhyrë ambulanca, e cila e ka transportuar futbollistin drejt spitalit.

Fatmirësisht, Sembene u përmend pak minuta më pas dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.