Brazili fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 4-1 duke u kualifikuar në çerekfinalet e Botërorit të Katarit.
Një moment nga sfida po bën xhiron në rrjet teksa protagonistë janë Kasemiro dhe Neymar.
Para ndeshjes, Kasemiro iu afrua Neymarit dhe i vendosi diçka në hundë.
Menjëherë këto pamje u bënë virale dhe fansat kanë ngritur pyetjen se çfarë substancë ishte.
Por gazeta braziliane UOL, ka shuar dyshimet duke shpjeguar gjithçka.
Ajo ishte një pomadë e thjeshtë që përdoret nga disa lojtarë për të hapur gjoksin dhe vrimat e hundës, në këtë mënyrë do të marrin frymë më mirë.
Que carajos acaba de pasar con neymar y casemiro? pic.twitter.com/GEOejHsRYy
— FacuuVillalba (@Faq_villalba) December 5, 2022