Tifozët shqiptarë që ndodhen në Gjeorgji për të ndjekur ndeshjen e kombëtares kanë përjetuar një incident të dhunshëm. Sipas raportimeve, ultrasit vendas goditën një tifoz të Shqipërisë, ndërsa grupi “Tifozat Kuq e Zi” kërkoi mbështetje nga policia për t’u shoqëruar në stadium.
“Pritet rreth 500 tifozë shqiptarë, disa prej të cilëve kanë ardhur nga vende të ndryshme të Europës. Ka pasur një incident dje, kur një tifoz shqiptar u godit nga ultrasit vendas. Grupimi TKZ ka kërkuar ndihmën e policisë për të siguruar kalimin drejt stadiumit,” tha Todhe.
Kjo ngjarje duket se është një pasojë e tensioneve të mëparshme, pasi tifozë të Gjeorgjisë ishin goditur në Tiranë pas fitores së tyre. Një nga të lënduarit ka përfunduar në spital për ndihmën e parë.
Ndeshja e Ligës së Kombeve, Gjeorgji – Shqipëri, do të luhet sot në orën 18:00. Tifozët shpresojnë që situata të qetësohet dhe të mos ketë incidente të tjera.