Emocione të mëdha dhe një biletë për në finale janë në lojë në përballjen mes Polonisë dhe Shqipërisë në “playoff”-et e Kupës së Botës.

Pak orë përpara nisjes së ndeshjes, organizatorët kanë marrë një vendim të rëndësishëm: sfida në stadiumin “PGE Narodowy” do të zhvillohet me çatinë e mbyllur.

Ky vendim i jep fund çdo diskutimi mbi kushtet atmosferike, duke garantuar stabilitet maksimal si për lojtarët, ashtu edhe për tifozët. Në këtë mënyrë shmangen faktorë të paparashikueshëm si shiu apo era e fortë, që mund të ndikonin në rrjedhën e lojës.