Mark Iuliano pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Partizanit. Ish-mbrojtësi i famshëm i Juventusit, i bërë i njohur për 11-metërshin e famshëm të Ronaldos do të ulet në krye të stolit të kuq pasi disa përvojave në klubet italiane të Latinës dhe Comos.


Sport News ka mundur të mësojë nga burime pranë klubit të Partizanit se 43-vjecari do të mbyllë marrëveshjen me Partizanin këtë fundjavë dhe të martën e ardhshme pritet të prezantohet dhe përpara mediave. Afrimi i tij te kryeqytetasit bëhet i mundur nga Luçiano Moxhi, me të cilin Iuliano ka patur një marrdhënie shumë të mirë kur i pari ishte drejtues te Juventus.


Iualiano është një prej emrave më të rëndësishëm në mbrojtjen e Juventusit në fundin e viteve 90-të ndërsa ka luajtur dhe 19 ndeshje me Italinë.


Përvoja e tij në futbollin europian pritet të ndikojë pozitivisht te Partizani, që këtë vit synon fitimin e titullit kampion. Lajmi për afrimin e Iualianos te Partizani vjen në të njëjtën ditë kur një tjetër emër i rëndësishëm i futbollit në Itali, Kristian Panuçi emërohet në krye të kombëtares shqiptare.


20 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)