Ernest Muçi vijon të tregojë formë të mirë në kampionatin turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Trabzonsporit, pas paraqitjeve me Shqipërinë.

Në përballjen ndaj Samsunsporit, 25-vjeçari zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të. Pas një topi të marrë brenda zonës, Muçi goditi saktë me këmbën e djathtë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Ky është goli i dytë i futbollistit shqiptar këtë sezon me Trabzonsporin, ndërsa në llogarinë e tij regjistrohen edhe tre asiste.

Muçi vjen pas një paraqitjeje pozitive edhe me fanellën kuqezi, ku shënoi në sfidën ndaj Bjellorusisë, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon.