Emmanuel Karalis garoi në Leverkusen të Gjermanisë. Në tentativat e kërcimit me shtizë, kampioni grek u rrezikoi një dëmtim, por për fat gjithçka shkoi mirë. E gjithë kjo në momentin kur ka bërë përpjekje në kërcimin 5.65m.

Në momentin që vendosi shkopin në tokë dhe i dha forcë për t’u ngritur, shkopi i tij u thye në dy pjesë. Një nga dëmtimet më të shpeshta për sportistët e kësaj gare.

Fatmirësisht kampioni grek është mirë, nuk pati asnjë problem dhe e mbylli garën i pesti me rezultatin 5.45 m. Ai madje ka raportuar në rrjetet sociale për ngjarjen:

“Ditë e keqe sot, por gjithçka shkoi mirë. E përfundova përpjekjen pa lëndime dhe jam më i uritur për garën e radhës”.