Thomas Strakosha nuk ishte i pranishëm në përballjen e AEK-ut ndaj LASK Linz në Champions League, ndërsa trajneri Marko Nikolić ka bërë të ditur arsyen e mungesës së portierit shqiptar.
Sipas teknikut, Strakosha ka pësuar një dëmtim të lehtë në dorë gjatë ndeshjes kundër Arisit. Megjithatë, gjendja e tij nuk konsiderohet shqetësuese.
“Dëmtimi i Thomas nuk duket serioz. Ai nuk do të jetë në dispozicion deri në pauzën e kombëtareve dhe do të mungojë ndaj Asteras, Panserraikos dhe Volos”, u shpreh Nikolić.
Trajneri shtoi se dëmtimi erdhi pasi Strakosha nuk e pozicionoi siç duhet dorën në një moment të sfidës, duke pësuar një krisje të vogël.
