Ish-sulmuesi portugez i Liverpool, Diego Jota vdiq në një aksident me makinë në Spanjë më 3 korrik.

Një pjesë e madhe e të njohurve të Jotas morën pjesë në funeral, por kapiteni i Portugalisë, Ronaldo, nuk ishte midis tyre, duke bërë që tifozët të pyesin veten se përse CR7 zgjodhi të mos merrte pjesë.

Duke shpjeguar vendimin e tij, Ronaldo i tha Piers Morgan Uncensored

“Nuk mora pjesë në funeralin e Jotës? U ndjeva mirë me vendimin tim. Dy arsye. Pas vdekjes së babait tim, nuk kam qenë më kurrë në varreza.

Së dyti, nëse më njihni… kudo që të shkoj, do të bëhet zhurmë e madhe. Vëmendja do të shkojë tek unë, dhe nuk doja që kjo të ndodhte”- tha Ronaldo.