
Ndonëse me mungesën e yjeve kryesore në ekip, Paris Saint Germain ka fituar me rezultatin 2-1 ndeshjen e radhës në kampionat përballë Angers.
Pavarësisht se e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, ekipi nga kryeqyteti nuk mund të lejonte një humbje të dytë radhazi në Ligue 1, pas asaj nga Rennes.
Golat e Danilo dhe Mbappe në pjesën e dytë zhvlerësuan golin e Fulginit në pjesën e parë, dhe i dhanë PSG 3 pikët e radhës, duke thelluar më tej diferencën me vendin e dytë.