Me mbylljen e merkatos verore, klubet e Serie A kanë bërë bilancin e lëvizjeve të tyre. Jo të gjitha transferimet kanë qenë të suksesshme, dhe disa objektiva të rëndësishëm kanë mbetur jashtë.
INTER – Për Interin, goditja më e madhe e humbur ishte te sulmuesi nigerian, Ademola Lukman. Zikaltërit e ndoqën me këmbëngulje që nga fillimi i merkatos, por diferenca mes ofertës dhe kërkesës ishte e madhe. Në fund, Lukman mbeti te Atalanta, duke zhgënjyer drejtuesit e klubit. Përveç tij, Interi kishte në listë edhe Solet, Leoni dhe Kone për të rinovuar repartin mbrojtës dhe mesfushor. Solet mbeti te Udinese, Leoni u ble nga Liverpool për 35 milionë euro, ndërsa Koné nuk u lëviz nga Gasperini.
JUVENTUS – Historia mes Juves dhe Kolo Muani dukej premtuese pas 22 ndeshjesh dhe 10 golash në muajt e parë. Megjithatë, negociatat për Vlahoviç dhe formula e marrëveshjes me PSG nuk dhanë rezultat. Komoli u detyrua të drejtonte klubin drejt objektivit tjetër, Openda. Sulmuesi francez nuk ishte i vetmi objektiv i humbur. Edhe për Xhejdon Sanço, Juventusi u dorëzua dhe më pas fokusoi vëmendjen te Zhegrova.
MILAN – Edhe kuqezinjtë patën humbje të rëndësishme. Xhovani Leoni ishte objektiv i rëndësishëm, por nuk u realizua transferimi. Arçi Brown nuk u bë pjesë e klubit për shkak të refuzimit të Fenerbahçes. Në repartin mbrojtës, Manuel Akanzhi zgjodhi të qëndrojë te rivalët e Interit në Ligën e Kampionëve. Lista e objektivave të sulmit të Milanit mbetet e gjatë: Vlahoviç, Dovbik, Hojlund, Bonifejs dhe Harder.
NAPOLI – Edhe Napoli pati disa zhgënjime. Dan Ndoje mbeti jashtë, pasi kërkesa financiare e klubit ishte e lartë. Sulmuesi u transferua te Notingham Forest. Gjithashtu, Darvin Njunez shkoi në Ligën Saudite me Al Hilal, duke lënë të pakënaqur drejtuesit e Napolit. Përpjekjet për të sjellë një mesfushor të nivelit të lartë gjithashtu dështuan.