Pep Guardiola
Trajneri i deritashëm i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se rivali i tij, Hoze Murinjo, arriti këtë vit titullin e Spanjës, por skuadra katalanase sipas Pep, ka arritur një gjë akoma më të madhe, fitoret radhazi, lojën e mirë dhe vazhdimësinë. “Reali i Madridit është me meritë kampion i Spanjës. Ata dolën kampionë, ndonëse ndodhën shumë gjëra gjatë sezonit, por nuk u përkeqësuan falë heshtjes sonë. Përfundimi tregon se Reali pati ecuri më të mirë se ne. Gjithsesi, ne kemi diçka të veçantë, pasi kemi qenë në gjendje të fitojmë disa herë radhazi. Vështirësia kryesore nuk është të fitosh një titull, por të përsërisësh suksesin”.