Vedat Muriqi vazhdon të tregojë instinktin e tij para portës, këtë herë në përballjen ndaj Liverpoolit.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 79-të, duke shënuar me kokë dhe duke çuar rezultatin në 3-2 në favor të Fenerbahçes.

Muriqi u tregua i saktë në goditjen me kokë, duke mposhtur Alisson dhe duke shpërthyer në festë së bashku me shokët e skuadrës.

Një tjetër gol i rëndësishëm për sulmuesin dardan, i cili vazhdon të jetë një nga pikat kryesore të repartit ofensiv të skuadrës turke.