Kosova u mposht dje nga Turqia me rezultatin 0-1, duke mos arritur kualifikimin historik për Kupën e Botës 2026. Për këtë humbje, një tifoz ka akuzuar rëndë kapitenin Vedat Muriqi, duke e cilësuar si problemin kryesor të ekipit.
“Problemi kryesor i humbjes është Vedat Muriqi, kapiteni dhe gjysmë turku. Kam përcjellur mediat turke një ditë para se të luhej ndeshja. Vedat Muriqi ua ka dhënë turqve gjithë informacionet dhe krejt taktikat se si do të zhvillohej loja. Para se të futet në fushë, shkon dhe ju fol e i kap përqaf gjithë lojtarët turq. Nuk dyshoj se e ka shitur, biles te kishte shitur lojën kishte fituar pare. Vitin e kaluar kam qenë në Ulqin me pushime e kam pasur Muriqin në hotel, me gjithë 11 anëtarët e familjes së tij. Të jeni të bindur, e kam takuar çdo ditë, betohem se asnjë sekondë nuk flisnin asnjë fjalë shqip. Çdo moment vetëm turqisht flisnin. Nuk e ka pasur vullnetin për fitore. Nëse analizon momentet e tij, vetëm lojë nuk ka luajtur. Ato lot krokodili që ka derdhur në fund, ishte kamuflazh. Vedat Muriqi është kryesor, duhet të ishte motivuesi i gjithë ekipit si kapiten. Ka bërë të kundërtën”, u shpreh tifozi.
Më tej erdhi edhe reagimi i Vedat Muriqit, përmes një komenti nga profili zyrtar në rrjetet sociale.
“Marre te qoftë! Gjysmë turk që e flet turqishten si shumica që janë të lindur në Prizren, por që është më patriot dhe që ndihet më kosovar se ti! Me mendu që një lojtar i kombëtares në një lojë vendimtare për shtetin e vet, e shet lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale. Ose të jetë një njeri pa gjak, pa ndjenja dhe pa respekt për një lojtar që i ka dhënë gjithçka për kombëtaren e Kosovës. Ty personalisht gjithë këtë mund, gjithë këtë dhimbje prej ditës parë deri më dje që e kam bërë për futbollin e shtetit për kombëtaren, kurrë hallall nuk ta bëj! Të dënoftë zoti”, komentoi Muriqi në rrjetet sociale.



