Stadiumi “Air Albania” do jetë i mbushur plot e për plot mbrëmjen e sotme, për ndehsjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

Megjithatë, të hsutmë janë ata që do donin të ishin aty por nuk mundën të siguronin një biletë, të cilat sipas FSHF, u blenë sapo dolën në treg.

Kështu është dhe rasti i tifo-grupit të njohur “Plisat”, të cilët kanë mbetur pa bileta, teksa kanë qenë vetë ata që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kanë shprehur hapur pakënaqësinë.

“Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES. Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, ‘kriminelat’, ‘tradhëtarët’… ne do të jemi gjithmonë aty.

Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë. Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI. Shihemi në Gjermani!” – shkruan tifo-grupi me bazë në Prishtinë.