Kombëtarja shqiptare fitoi 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Nedim Bajrami u shpreh i lumtur për fitoren e arritur mbrëmjen e djeshme. Futbollisti tha se nuk ka luajtur shumë kohët e fundit, por për Kombëtaren është gjithmonë gati.

Bajrami më pas shtoi se ndaj Serbisë kanë një ndeshje të madhe, ku duhet të japin maksimumin për të marrë 3 pikë.

“Nuk kam luajtur shumë në kohët e fundit, për Kombëtaren jam gjithmonë gati. Ky është shansi im, e rëndësishme është që morëm 3 pikët.

Ndeshjen e fundit e bëmë analizën e mirë. E filluam ndeshjen me agresivitet, e fituam ndeshjen, jemi shumë të lumtur.

Rëndësi ka që të kthehemi të gjithë nëpër klube, ndaj Serbisë kemi një ndeshje të madhe, duhet të japim maksimumin për të marrë 3 pikë.

Ndihem më mirë pas sulmuesit, por kur më jepet shansi luaj edhe në krah. Rëndësi ka në Kombëtare, të marrim 3 pikët dhe të vazhdojmë rrugën tonë”, u shpreh Bajrami për DigitAlb.