Shqipëria do të udhëtojë drejt Leskovacit, për t’u përballur të shtunën në mbrëmje me Serbinë.

Në studion e “Shqipëria Live”, ish-gjyqtari i futbollit Lorenc Jemini ka bërë një premtim, teksa ka dhënë rezultatin që ai mendon se kjo ndeshje do të ketë. Jemini tha se do që Shqipëria të fitojë me rezultatin minimal 0 me 1, ndërsa premtoi se nëse del kështu, ai do zhvishet live në sudion e “Paso”.

Ndeshjen do të mund ta ndiqni live në kanalet e DigitAlb, Supersport, e po ashtu me koment në emisionin “Paso”, në Top Albania Radio.

Biseda në studio:

Lorenc Jemini: “Unë dua që ndeshja të dalë me rezultatin 0 me 1 për Shqipërinë. Është shumë vështirë por nëse del kaq, ju premtoj se do zhvishem në studion e ‘Paso’”.

Sidorela Gjoni: “Si është zhveshja?”

Lorenc Jemini: “Do jem i veshur me bluzën e Kombëtares dhe nëse fitojmë me këtë rezultat do e heq live në studio”.