Këtë të martë Argjentina do të nisë mbrojtjen e titullit botëror me ndeshjen ndaj Algjerisë. Ai që do ta përjetojë këtë ndeshje në mënyrë të veçantë është kapiteni i skuadrës Lionel Messi për të cilin kjo do të jetë ndeshja e tij e 200 me fanelën Albiceleste në karrierën e tij.
Tashmë ka mbetur larg 17 gushti i 2005 kur Lionel Messi bëri debutimin e tij në ndeshjen me Hungarinë ku u aktivizua për 25 minuta. Që nga ai moment kanë kaluar 199 ndeshje, 117 gola, 64 asiste, 16 380 minuta lojë dhe 4 tituj madhorë, Botërorin 2022, dy Copa America në 2021 dhe 2024 dhe Finalissima 2022.
Në këto 199 ndeshje, Lionel Messi ka kaluar gjithçka. Humbi dy finale radhazi në Copa America me penallti (2015 y 2016) dhe të dyja ndaj Kilit, po kështu fitoi të njëjtin kompeticion dy herë për të hyrë përfundimisht në Olimpin e Botërorëve duke fituar titullin në Katar 2022
Këto 200 ndeshje shpërndahen në mënyrë të tillë; Messi deri tani ka 26 ndeshje me Argjentinën në 5 botërorë, 39 ndeshje në Kupën e Amerikës, ndërkohë që numrin më të madh të sfidave me përfaqësuesen argjentinase e ka në kualifikueset botërore të Amerikës së Jugut, turne ku ka marrë pjesë në 72 ndeshje me 36 gola të shënuar dhe 14 asiste.
Duke parë historikun e futbollistëve që janë në këtë botëror, i vetmi që e kalon Lionel Messin në këtë pikë është Cristiano Ronaldo me 228 ndeshje të zhvilluara me Portugalinë, por kujtojmë se luzitani është 2 vjet më i madh në moshë se Messi.
Ai që i kërcënon Messin dhe Ronaldon është Luka Modric. Mesfushori kroat ka 198 ndeshje me Kroacinë dhe është i pranishëm në këtë edicion të Kupës së Botës si kapiteni i kombëtares së tij dhe kështu mbetet të shohim sesi do të jetë klasifikimi përfundimtar kur të vijë finalja e 19 korrikut në Neë Jersey. Për momentin asnjë nga këta futbollistë nuk po e mendon tërheqjen nga kombëtarja e tyre respektive pas përfundimit të Botërorit
Por duke u kthyer te Messi, asgjë nuk të lë mendosh se tërheqja e tij mund të jetë pas 19 korrikut. Gjithçka do të varet nga ecuria që do të ketë Argjentina në këtë kompeticion, si do të jetë turneu për vetë Messin etj..Gjithsesi këtë do ta shohim më vonë. Për momentin Lionel Messi do të luajë ndeshjen e tij të 200 me kombëtaren e vendit të tij, Argjentinën.
