Një shqiptar në  qendër të  vëmendjes së  futbllit italian. Nuk bëhet fjalë  për një lojtar por për një ish-lojtar, i cili pasi realizoi ëndrrën për të luajtur në Serinë A shumë  vite më parë, vazhdoi rrugë n si drejtues dhe në postin e drejtorit sortiv të Lacios po bën gjëra të pabesueshme.


Është ai arkitekti i ringritjes së klubit bashkë me presidentin Claudio Lotitto, i cili i beson verbërisht duke i lënë në dorë çelësat e skuadrës dhe merkatos.


Igli Tare është  tashmë  një  simbol i njeriut të telantuar dhe punëtor që shfrytëzon çdo mundësi dhe moment për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe ta prezantojë  në  treg si të barabartë përballë klubeve me buxhet disafish më të madh.


 


Në një intervistë dhënë për mediat italiane, Tare ndalet gjatë  te ecuria e Lacios duke theksuar se Lacio është një  klub i madh dhe bashkë me skuadrën ai dëshiron të  bëjë një rrugëtim të  gjatë dhe të suksesshëm.


Më tej ai ndalet edhe te ndeshja Shqipëri-Itali duke shkëputur pak fjali por shumë domethënëse: “Jam adoptuar profesionalisht nga Italia, por do të  jem përherë shqiptar. Shqipëria është  atdheu im dhe shpresoj që të fitojë kundër Italisë, sepse për ne shqiptratët kjo është një ndeshje që e presim prej shumë vitesh. Më  vjen keq që  do të luhet në  momentin e gabuar, pasi do të  dë shiroja të isha edhe unë në  fushën e lojës. Do të shkojmë të gjithë në  stadium për të  bërë tifo për flamurin dhe vendin tonë “, thekson me krenari Tare.


3 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)