shtu siç ishte parashikuar, ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të zhvillohet në Beograd, por është zhvendosur në Leskovac. Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga UEFA dhe më pas edhe nga Federatat e Futbollit të të dy vendeve.
Në një reagim publik, Federata Serbe e Futbollit deklaroi se arsyeja kryesore për zhvendosjen është siguria, duke theksuar rrezikun e lartë që mbart kjo sfidë për shkak të tensioneve të mëparshme.
“Një ndeshje e tillë kërkon kontroll të plotë dhe masa të shtuara sigurie për të shmangur incidente, si ato që kemi parë në përballjet e mëparshme mes dy ekipeve,” thuhet në deklaratën e FSS.
Në veçanti, Federata kujton ngjarjen famëkeqe të vitit 2014 në Beograd, ku ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre për shkak të dhunës në fushë dhe në tribuna, pas fluturimit të një droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.