Në stadiumin “Air Albania” luhet sot një ndeshje miqësore mes Partizanit dhe Romës. Ekipi i Romës është rikthyer në Shqipëri, por këtë herë jo për të luajtur një ndeshje finale të Conference League, por për të zhvilluar një test miqësor.

Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho ka nisur sfidën, në stadiumin i cili sjell kujtime të mira për verdhekuqtë që fituan aty një vit më parë Ligën e Konferencës.

Partizani: Hoxha; Baruti, Preka, Buxhelaj, Hadroj; Bilali, Maget, Kote; Grezda, Keko, Bintsuka / Trajner: Zoran Zekiç

Roma: Rui Patricio; Llorente, Mancini, Smalling; Spinazzola, Aouar, Pagano, Kristensen; Bove, Belotti, El Shaarawy / Trajner: Jose Mourinho

Roma ka zhbllokuar ndeshjen në minutën 12, ku ka shënuar El Shaarawy.