Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit për muajin tetor.
Sipas Merit, data 11 tetor është një datë e vështirë dhe duhet të kenë kujdes të gjithë. Këtu ndërhyn moderatori Blendi Salaj, i cili e pyeti në lidhje me ndeshjen e shumëpritur të Kombëtares shqiptare përballë Serbisë.
Pjesë nga biseda:
Më datën 11, Shqipëria përballet me Serbinë, Shqipëri-Serbi, ke ti një parashikim? Si mendon se do të shkojë për Shqipërinë? Është ndeshje shumë e rëndësishme
Data 11 është e vështirë si për ne, ashtu edhe për ata. Kur janë ndeshjet e vështira për të gjithë, jam te barazimi. Domethënë nuk mund të japim dot një energji fitoreje, janë edhe rrethana të tjera që ndikojnë. Shpresojmë te barazimi,
Barazim sa?
0-0 se po u futën gola pastaj nuk mbaron
Barazim që anon nga fitorja apo barazim që anon nga humbja?
Ne jemi Bricjapë, edhe ata janë Bricjapë, jemi te barazimet. E ke fjalën me golavarzhin ti?
Ata janë keq se kanë ngrënë shumë nga Anglia
Atë e di unë, ne mund t’ia marrim me golavarzh, mos të hamë shumë gola. Ata duan të fusin gola domethënë. Unë po e lë te barazimi se është ditë e vështirë.