Ekuadori ka arritur një fitore të madhe ndaj Gjermanisë në “MetLife Stadium”, me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.
Pjesa e parë nis “zjarr”. Që në minutën e dytë Gjermania tregoi se edhe pse e kualifikuar, nuk kishte ndërmend të ulte ritmin. Leroy Sane arriti të shënonte, duke hapur shumë shpejt ndeshjen.
Ekuadori e kishte si një ndeshje për jetë a vdekje dhe pavarësisht supremacisë së kundërshtarit nuk kishte ndërmend të dorëzohej.
Në minutën e nëntë Nicolas Pepe arriti të barazonte dhe të rihapte ndeshjen. Edhe pas golit për pak minuta ekuadorianët arritën të dominonin, por në metrat e fundit nuk kishin fantazi.
Në anën tjetër, me kalimin e minutave Gjermania e merrte lojën nën “frerë” dhe rrezikonte në disa raste me Musialën apo Havertz, por mbrojtësit kundërshtarë arritën të bllokonin në momentet finale me ndërhyrje vendimtare.
Fraksioni i parë mbyllet në barazim 1-1, nën një ritëm mjaft të shpejtë loje dhe futboll të kënaqshëm.
Pjesa e dytë foli më shumë për amerikano-latinët, të cilët gjetën golin e përmbysjes së madhe në minutën e 78’ të takimit me Platën.
Kështu, Ekuadori shkon në kuotën e katër pikëve dhe renditet mes vendeve të treta më të mira për të avancuar më tej.
Ndërkohë, Gjermania e kishte siguruar që në ndeshjen e dytë vendin e parë në Grupin E.



